Drejtori i Chelseat i bindur: Palmer mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

by Nexhat

Cole Palmer është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është lojtari i momentit në Ligën Premier.

Paraqitjet fantastike të anglezit kanë bërë që Chelsea të ruaj hapin me skuadrat lidere në elitën e futbollit anglez

Drejtori i Chelseat, Paul Winstanley beson se Palmer mund ta fitoj çmimin më të madh individual ‘Topin e Artë’.

“Cole Palmer mund ta fitojë Topin e Artë një ditë”, parashikoi drejtori i Chelseat, Paul Winstanley në një intervistë për The Telegraph.

“Pa dyshim që mundet, pa dyshim. Ai ka një personalitet të çuditshëm në fushë, ju mund ta shihni këtë. Mund ta shihni në stërvitje, mund ta shihni në lojëra”, deklaroi drejtori i Chelseat.

Palmer ka arritur të shkëlqejë edhe këtë sezon pas katër golave ​​të tij për Chelsean, raportohet se ka tërhequr interes edhe nga Manchester City.

Ai është bërë shtylla kryesore në sulmin e Enzo Marescas, por ka ende një rrugë për të bërë përpara se të mund të fitoj Topin e Artë, ku sigurisht do t’i duheshin edhe trofetë me klubin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy