Thomas Tuchel është rikthyer për punën e tij të dytë në Angli, këtë herë si trajner i Kombëtares angleze.
Jo shumë kohë më parë, ai drejtonte Chelsean, pasi i kishte udhëhequr ata drejt një triumfi historik në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë
Tani, Tuchel i ka kujtuar me dashuri ato kujtime në konferencën e tij për shtyp: “Unë gjithmonë kam dashur të kthehem në Angli. Ky ishte qëllimi im i madh”.
📩 (1) new message from Thomas Tuchel. pic.twitter.com/ADTVUHpnRN
— England (@England) October 16, 2024
“Kam kujtimet më të mira për vendin, ligën dhe lojtarët. Qëndrimi ndaj lojës dhe i tifozëve është i veçantë”, tha Tuchel.
Shumë tifozë kanë kritikuar Federatën angleze për angazhimin e një trajnerit gjerman, teksa Tuchel tha me shaka se i vije keq që ka një pasaportë të tillë.
Thomas Tuchel at Wembley Stadium. 📸 pic.twitter.com/5GpusIhg6P
— England (@England) October 16, 2024
“Më vjen keq që kam pasaportë gjermane”, tha Tuchel duke qeshur.
“Të gjithë këta tifozë ndjenë pasionin tim për Ligën Premier dhe vendin. Më pëlqente të jetoja këtu”.
“Shpresoj t’u tregoj atyre se jam krenar që jam trajneri anglez dhe do të bëj gjithçka për të treguar respekt për këtë punë dhe këtë vend”, u shpreh përzgjedhësi i ri i Tre Luanëve.