Suarez shpreh dëshirën për të vazhduar me Inter Miamin

by Nexhat

Sulmuesi me përvojë i Inter Miamit – Luis Suarez, ndihet mirë në klub dhe për këtë arsye dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re.

Kontrata aktuale e uruguaianit skadon në fund të vitit kalendarik 2024, por Suarez dëshiron të qëndrojë përtej kësaj.

“E di që avokati im po flet me klubin, por me qetësinë mendore se do ta përfundoj sezonin. Është një vendim i klubit, por nga ana ime do të jem i lumtur të qëndroj”, tha Suarez.

Futbollisti 37-vjeçar nënshkroi me klubin nga Florida në janar të vitit 2024, pasi më parë kishte luajtur për Gremio

Me Inter Miami, ku është bashkëlojtar me mikun e tij të mirë Lionel Messi, Suarez ka 22 gola dhe 10 asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy