“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

by Nexhat

Një tjetër betejë mes Real Madridit dhe Barcelonës po vjen, teksa El Clasico e parë zyrtare këtë sezon do të luhet të shtunën e ardhshme.

Real Madrid do të jetë nikoqir i Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ në një ndeshje të zjarrtë duke marrë parasysh situatën në tabelë.

Me një fitore të mundshme Reali do të barazohej me pikë me Barçën por do të merrte kreun e tabelës, ndërkohë blaugranasit me një triumf të mundshëm do të krijonin një epërsi prej gjashtë pikësh me madrilenët

Para fillimit të kësaj ndeshje, ylli i Barcelonës, Jules Kounde ka dërguar një mesazh në drejtim të Aurelien Tchouamenit.

“Këtë vit, do të hakmerrem”, ka thënë Kounde shkurtimisht për mediumin francez Telefoot.

Kujtojmë se Kounde dhe Tchouameni janë shokë të ngushtë në kombëtaren e Francës

Sidoqoftë, mesfushori i Real Madridit doli fitimtar në dy takimet e fundit në La Liga, pasi Real Madridi e mposhti Barçën edhe si vendas edhe si mysafir

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy