Trusti pa bord që nga marsi, Hoti flet për pasojat

by informim

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar situatën me Trustin Pensional të Kursimeve.

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar trusti ka performuar negativisht.

banner

“Gjatë vitit 2022, kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 mil euro. Çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%”.

Sipas Hotit për shkak se Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 janë disa pasoja:

(1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe

(2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Ai thotë se në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

“Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë. Këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e Bordit për votim në Kuvend”, ka shkruar Hoti duke prezantuar edhe një grafik.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy