Man United po synon ta emërojë në stol trajnerin që po konsiderohet pasardhës i Guardiolës tek Man City

by Nexhat

Manchester United raportohet se ka kërkuar informacione për trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, përkundër thashethemeve se ai mund ta zëvendësojë Pep Guardiolën tek Manchester City.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, tekniku i Sportingut po konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm për Erik Ten Hag në rast se United vendos ta shkarkojë holandezin.

Ai shton se ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë me të gjitha forcat për 39-vjeçarin, por po qëndrojnë ende me Ten Hag për tani.

City po ashtu është në mesin e skuadrave që po monitoron situatën e Amorim me Guardiolën që do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe nuk dihet nëse do të rinovojë.

Plettenberg shton se Amorim nuk po planifikon të largohet nga gjiganti portugez këtë sezon, por kontrata e tij që skadon në vitin 2026, përfshin një klauzolë lirimi verën e ardhshme.

Duket se të dy klubet nga Mançesteri do të ‘luftojnë’ në një të ardhme të afërt për të siguruar shërbimet e tij.

Amorim i cili është lidhur me një kalim të mundshëm tek Liverpooli më herët gjatë këtij viti, para se Arne Slot ta pasojë në stol Jurgen Kloppin, ka qenë në krye të Sportingut që nga marsi i vitit 2020.

Gjatë asaj kohe ata kanë siguruar fitore në 71.49 për qind të ndeshjeve të luajtura, teksa Amorim ka fituar dy herë titullin në Portugali dhe një herë kupën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy