Geci pyetet nëse ishte në dijeni se Sylejman Selimi kishte lëshuar urdhërarrest për Thaçin, Selimin e Veselin – kështu përgjigjet

by Nexhat

Dëshmitari Fadil Geci po vazhdon dëshminë dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku po merret në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Avokati Luka Misetiq e ka pyetur nëse është në dijeni “për një urdhërarrest që kishte lëshuar Komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, duke theksuar se për këtë ka shkruar vëllai i tij,

Geci ka kërkuar që të pyetet vëllai i tij për këtë.

“Pyetne ata këtu drejtpërdrejtë”, tha Geci.

Gjyqtari më pas kërkoi përgjigje direkte nga Geci.

“Pra nuk ke dijeni se Sylejman Selimi ka dhënë një urdhër arresti për ta arrestuar Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin”, e përsëriti pyetjen avokati.

Më pas tha se nuk ka njohuri, duke shtuar se për këtë duhet të përgjigjet ai që ka shkruar për këtë.

“Nuk kam njohuri. Ata e di vetëm ai që ka thënë, ai përgjigjet. Jo unë. Ai vjen këtu edhe pyetne”, deklaroi më pas Geci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy