Avokati i Thaçit pyet Gecin: A është e saktë që Gani Geci është përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin?

by Nexhat

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, deklaroi se vëllai i tij, Ganiu, ka mbajtur burg për rastet që, siç pretendoi, i janë improvizuar dhe është vetëmbrojtur.

Gjatë kundërpyetjeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luko Mishetiq, dëshmitari Fadil Geci u pyet se “a ka qenë e saktë që Gani Geci ishte përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin”.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, deklaroi se vëllai i tij, Ganiu, ka mbajtur burg për rastet që, siç pretendoi, i janë improvizuar dhe është vetëmbrojtur. Gjatë kundërpyetjeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luko Mishetiq, dëshmitari Fadil Geci u pyet se “a ka qenë e saktë që Gani Geci ishte përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin”.

Dëshmitari i prokurorisë po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Mishetiq: A është e saktë dëshmitar që Gani Geci është përpjekur që të vrasë Rexhep Selimin?

Geci: Nuk besoj që është e vërtetë, pyetne Ganiun kur të vjen.

Mishetiq: Megjithatë, zotëri Selimi pati diskutim që mendon që kështu ka qenë dhe përsëri për t’iu kthyer aspektit që po iu pyesja përpara, marrëdhënia ndërmjet zotëri Selimi dhe familjes tuaj nuk ka qenë një marrëdhënie e mirë për një periudhë të gjatë kohe. A është e saktë kjo dëshmitar”, tha Mishetiq

Dëshmitari i prokurorisë gjatë kundërpyetjeve të Mishetiqit tha se Rexhep Selimi është dashur të kërkojë falje për komunikatën 59-të dhe se në këtë mënyrë i “kishte bërë nder UÇK-së, e shqiptarisë e jo të skuqë familjen”.

Geci: Gani Geci e ka mbajtur dënimin, i kanë ndodhur disa raste të improvizuara

Mishetiq: Me 4 mars 2006, Rexhep Selimi e quante vëllanë tuaj Gani Gecin si vrasës serik. Ju jeni në dijeni të kësaj apo jo dëshmitar?

Geci: Këtu po thotë që e paska quajtur ashtu, edhe në bazë të komunikatës ndryshe nuk ke mundur ta quash.

Mishetiq: Së dyti e së pari, vëllai juaj Ganiu ka qenë i dënuar me përpara apo jo për vrasje, kështu? Edhe sot e kësaj dite ai ka qenë i dënuar për vrasje më përpara, apo jo?

Geci: Të jemi të qartë se Ganiut, vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara prej këtij grupi që kanë tentuar ta vrasin edhe u mbrojt dhe e ka mbajtur dënimin, është dënuar tri vjet e gjysmë e ka mbajtur dënimin. Ka vepruar në vetëmbrojtje nga një grup i mirë-organizuar dhe i paguar nga ky shtab, nga këta njerëz, nga ky njeriu që është këtu sot. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij, vrasësi”, ka thënë Geci.

Sa i përket vëllait të tij, Geci deklaroi se Jakup Krasniqi ka shkruar të pavërteta në librin e tij.

Geci është thirrur nga prokuroria që të japë informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të, si dhe për kërcënimet që ai pretendon se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi i kanë bërë Tahir Zemajt.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar më 3 prill të vitit 2023.

Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy