Jasir Asani shkëlqen duke shënuar dy supergola në Ligën e Kampionëve të Azisë

by Nexhat

Sulmuesi anësor shqiptar, Jasir Asani ka shkëlqyer sot (e martë) duke shënuar dy gola të bukur në fitoren 3-1 të ekipit të tij Gwangju FC ndaj Johor DT në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Ylli shqiptar po vazhdon shkëlqimin me ekipin e tij koreano-jugor, pasi në ndeshjen e sotme ka shënuar dy gola të bukur ndaj ekipit nga Malajzia

Falë paraqitjes së tij të përkryer, ekipi i tij Gwangju FC arriti të fitojë 3-1 dhe të blindojë pozitën e parë në tabelë me 9 pikë nga tri ndeshje.

Asani ishte i papërmbajtshëm në fillim të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutave për një epërsie të dyfishtë të ekipit të tij.

Goli i parë i djaloshit nga Shkupi erdhi pas vetëm tre minutave lojë, duke shënuar një gol të bukur për epërsinë 1-0 pas asistimit të Hoo-Sung Oh

Në minutën e gjashtë, 29-vjeçari arriti të vjedh një top nga qendërmbrojtësi dhe pasi doli i vetëm me portierin shënoi gjithashtu një gol të bukur për epërsinë 2-0.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Ligën e Kampionëve të Azisë, Asani ka shënuar 6 gola dhe 1 asistim, duke i prirë listës së golashënuesve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy