Milani më në fund fiton në “Championsin e ri” – Club Brugge rezistoi me dhjetë lojtarë, por në fund u dorëzua 

by Nexhat

Milani ka shënuar fitore ndaj Club Brugge me rezultat 3-1 në rrethin e tretë të fazës së parë të Ligës së Kampionëve. 

Belgët e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë, ku Christos Tzoli kishte dy raste por nuk ishte i saktë

Joel Ordonez gjuajti pastaj bukur nga distanca, por fati nuk ishte me të pasi topi goditi shtyllën. 

Milani u bë i gjallë në minutën e 34-të, kur Christian pulisci me një gjuajtje nga këndi gjeti rrjetën për 1-0. 

Image

Gjërat u përkeqësuan për Club Brugge, kur Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq. 

Me ktë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta, blegët befasuar duke barazuar shifrat. 

Kyriani Sabbe përfitoi një tollovi në zonë, ku me një gjuajtje të bukur arriti të shënojë për 1-1. 

Ky rezultat e shqëtësoi trajneri Paulo Fonseca që bëri disa ndryshime, që dolën të qëlluara. 

Konkretisht i futuri në lojë Noah Okafor depërtoi mirë në zonë nga e majta, duke asistuar për Tijjani Reijnders që shënoi për 2-1. 

Image

Dilema e fituesit u largua në minutën e 71-të, kur Samuel Chukëueze asistoi te Reijnders që shënoi për 3-1. 

Në minutat e fundit, i riu Francesco Camarda, gjeti golin, por që pastaj u anulua për pozitë jashtë loje. 

Milani merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pas dy humbjeve ndaj Bayer Leverkusen dhe Liverpool.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy