Abdullahu: SHBA-ja po e mbron Kosovën nga Kurti

by informim

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është pro amerikan sa duhet. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po e ruajnë Kosovën nga veprimet e Kurtit, si dhe po e ruajnë Kurtin “nga vetja e tij”.

“Nuk është pro amerikan sa duhet apo është nën mesataren e pro amerikanizmit në Kosovë. Për Kurtin e kam fjalën. SHBA-të po e mbrojnë Kosovën nga Kurti dhe Kurtin nga vetja e tij. Dëgjoni fjalimin, atë përgjigjen që ka pasur ndaj gazetarëve, e shihni se nuk është ‘në tokë të bukës’. Ka probleme të mëdha në mënyrën e qeverisjes, sikur e ka ndërtuar sistemin e mendimit dhe të qasjes ndaj veriut. Në një farë mënyre, do të qesë që SHBA-ja është gabim, jo informuese, naive, e pastaj i ndërsen plotë analistë që thonë kush është Amerika…Shumë është brengosëse”, deklaroi ai të mërkurën në Interaktivin e KTV-së.

Sipas Abdullahut, Qeveria Kurti e ka anashkaluar njohjen nga Serbia, duke kërkuar vetëm “normalizim të raporteve”. Ai u shpreh se Kurtit i mungon koordinimi dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë ku njohja është anashkaluar, që i bie që nëse kthehet njohja te ky normalizim, ky bëhet jonormal që njohja që është normale, bëhet jonormale…Po të ishte PDK-ja nuk do sillte punën kështu sepse s’do t’i thoshte naiv një politikani të atij niveli. Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë. E çuditshme pozita që t’i ketë të gjithë kundër. Duhet të presim se çka do të thotë Qeveria. A do të koordinohet presidenca me kryeministrin. Të shohim se sa koordinohet Kurti me presidenten Osmani”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të partisë opozitare, Qeveria Kurti po i thotë jo SHBA-së, e ky siç tha ai, s’është guxim.

“Në konfrontim, VV-ja si subjekt s’e ka pasur Serbinë përballë, e ka pasur shqiptarin…Dhe institucionet tona. Tash ka ndërruar puna. Serbia i ka dalë përpara”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy