Para të falsifikuara po qarkullojnë në Kosovë – policia arreston tre persona

by informim

Kosova vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e parave të falsifikuara në treg. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar katër raste të tilla.

Problemi më i madh vazhdon të jetë me monedhat metalike nga 2 euro.

banner

Një rast i tillë është raportuar dje në Vushtrri, ku janë arrestuar tre presona nën dyshimin se ata bëjnë shpërndarjen e parave të falsifikuara.

“Nga atë dyshuarit janë konfiskuar monedha metalike nga 2€, një automjet dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Një tjetër rast po ashtu në Vushtrri është raportuar nga ankuesi mashkull kosovar, i cili ka informuar se janë pranuar 200€ (1×100, 2×50) para të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Gjithashtu edhe në Pejë është raportuar për falsifikim të parasë.

Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar.

“ Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe në Graqanicë, ku ankuesja  femër kosovare ka njoftuar se  ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy