Pa fitues është mbyllur derbi i javës së 10-të mes Malishevës dhe Dritës.
Dy ekipet pretendente për titull u desh të pajtoheshin me nga një pikë që nuk iu konvenon asnjërës.
Kësisoj, Malisheva barazohet me pikë me Ballkanin dhe i prijnë renditjes tabelare me nga 18 pikë.
Në anën tjetër, Drita bie në vendin e pestë me 15 pikë, por me dy ndeshje më pak të luajtura
Ndërkohë, Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Mevlan Zeka kaloi vendasit në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes, .
Ardi Ajdini me një gol me kokë barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Por në të dytën, ishte Liridon Fetahaj që shënoi në minutën e 68-të për t’ia dhënë tri pikët ekipit të tij.
Kësisoj, Suhareka tani shkon në vendin e kaëtërt me 16 pikë, vetëm dy më pak se Ballkani e Malisheva.,
Kurse, Prishtina mbetet e treta me 16 pikë të grumbulluara dhe është ende fuqishëm në garë për titull të kampionit