Katër të rinjve serbë, që u arrestuan në shtator në veri, iu hiqet masa e arrestit shtëpiak

by Nexhat

Katër të rinjve serbë të cilët u arrestuan në fillim të shtatorit në veri të Mitrovicës iu është hequr masa e arrestit shtëpiak.

Këtë për mediumin lokal në gjuhën serbe “KoSSev” e ka konfirmuar avokatja e njërit prej tyre, Jelena Krivokapiq.

banner

Për ta, sqaroi avokatja, kjo masë u anulua kur Gjykata e Apelit pranoi ankesat e mbrojtjes.

“Gjykata e Apelit i pranoi ankesat tona, kështu që katër të rinjve ua anuloi masën e arrestit shtëpiak”, tha Krivokapiq.

Masa u hoq, duke filluar nga data 24 tetor (pesë ditë më parë).

“Tani do të mbrohen nga liria. Kjo është një fitore e rëndësishme sepse djemtë janë studentë dhe nuk kanë mundur të vijojnë mësimet në fakultetet e tyre”, tha Krivokapiq.

Sipas saj, tani përpara është “lufta për të vërtetuar se nuk kanë kryer veprat për të cilat akuzohen”.

“Më e rëndësishmja është që ata të jenë të lirë dhe të dalin në gjyq kur të caktohet”, tha avokatja.

Katër të rinj, R.N. (2004), L.K. (2005), V.J. (2003) dhe M.M. (2005), janë arrestuar më 10 shtator për fyerje dhe sulm ndaj një polici në shëtitoren e Mitrovicës.

Nga momenti i arrestimit më pas u publikuan disa video me pretendimet e disa qytetarëve serbë se të rinjtë “janë rrahur para dhe gjatë arrestimit”.

Policia e Kosovës i ka mohuar këto akuza, duke theksuar se kanë të drejtë të përdorin forcën nëse personi i arrestuar bën rezistencë.

Për arrestimin e tyre në veri pati edhe protesta në të cilat u kërkua lirimi i tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy