Milani “goditet” pak para sfidës me Napolin – mungon ylli i ekipit për shkak të gripit

by Nexhat

Christian Pulisic i ka shtuar problemet e Milanit për përballjen e mbrëmjes së sotme në Serie A me Napolin, pasi vuan nga simptomat e gripit.

Sipas Sky Sport Italia, Pulisic po lufton me simptomat e gripit dhe po ndihet me ethe, kështu që trajneri Paulo Fonseca nuk dëshiron ta rrezikojë atë në formacionin fillestar

Është një shqetësim i vërtetë, pasi ylli amerikan ka qenë performuesi i tyre më i mirë deri më tani këtë sezon me shtatë gola dhe tre asistime në 11 paraqitje.

Pulisic duhej të fillonte në rolin e mesfushorit pas sulmuesit, në qendër të një treshe që mbështeste Alvaro Moratan.

Në vend të kësaj, Ruben Loftus-Cheek do të luajë aty , duke sjellë në mesfushën dyshen Youssouf Fofana dhe Yunus Musah

Kuqezinjtë tashmë janë edhe pa Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders që janë pezulluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy