Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Doha, Sheiken Moza bint Nasser, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në projekte për çështje sociale.
“Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror
Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar në Facebook presidentja Osmani.
Presidentja Osmani po merr pjesë në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes që po mbahet në kryeqytetin e Katarit, Doha