Bajrami: Nuk kam lidhje me asnjë biznes farmaceutik, shpifje të Vetëvendosjes

by Nexhat

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk e ka asnjë lidhje me asnjë biznes farmaceutik.

Ajo tha në “Pressing” të T7 se në momentin që institucionet e Kosovës e kanë një fakt të vetëm për këtë, do të largohet nga jeta publike e do të dorëzohet në prokurori.

banner

Një akuzë të tillë ndaj Bajramit e kishte bëre Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami tha se këto janë shpifja të pushtetit të Vetëvendosje, duke shtuar se qëllimin e kanë ta heshtin – si një lloj shantazhi ku nuk e kanë asnjë argument.

“Në ditën, në minutin, në sekondin që institucionet e Republikës së Kosovës kanë me hedh një fakt të vetm, që Hykmete Bajrmai deri më sot ka lidhje me ndonjë biznes farmacenutik, unë ka me u dorëzu vet në prokurori, ka me dhënë dorëheqje prej jetës publike. Asnjë lidhje nuk e kam. Kjo është një shpifje e Lëvizjes Vetëvendosje që po e bëjnë me tendencën që mua me më hesht. Një lloj shantazhi ku ata nuk e kanë asnjë argument”, ka thënë Bajrami. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy