Rezultatet e Kosovës në PISA 2022, numri i inspektorëve të Arsimit nën llupën e Raportit të Progresit

by Nexhat

Bashkimi Europian në Raportin e Progresit ia ka përmendur Kosovës rezultatet në testin PISA 2022 që u publikuan më 05.12.2023 dhe numrin e ulët të inspektorëve të Arsimit.

Për Bashkimin Europian, edhe pse Kosova është duke bërë disa përpjekje për të përmirësuar cilësinë e arsimit, ende ka pak përparim në implementimin e strategjisë së Arsimit të Kosovës për periudhën 2022-2026.

banner

“Zhvillimi ende nuk është i qartë sa i përket performancës së studentëve pasi ndikimi i hapave të ndërmarrë do jetë i dukshëm vetëm në afatgjatë” – është thënë në Raportin e Progresit.

Rezultatet e Kosovës në PISA 2022 treguan rënie të statistikave krahasuar me vitin 2018. Në këtë test morën pjesë 6027 nxënës 15-vjeçar, nga 229 shkolla.

Në matematikë Kosova u rëndit në vendin e 74 nga 80 shtete pjesëmarrëse, me 355 pikë. Në lexim, Kosova është në vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse, me 342 pikë. Në shkencë, Kosova është në vendin e 77, me 357 pikë. Në matematikë dhe lexim, Kosova ka 11 pikë më pak se në vitin 2018, ndërsa në shkencë i ka 8 pikë më pak

Sipas këtyre rezultateve, nxënësit kosovarë kanë performuar rreth 83% dobët në lexim, rreth 79% dobët në shkencë, rreth 85% dobët në matematikë.

Ndërsa, sipas niveleve të vlerësimit të PISA-së, deri në 21% ka shkuar përqindja maksimale e nxënësve kosovarë që kanë arritur në nivelin e dytë të PISA-së, i cili konsiderohet niveli minimal që të gjithë studentët duhet ta arrijnë pas përfundimit të shkollës së mesme të ulët.

“Studimi i fundit ndërkombëtar i Progresit në shkrim-lexim (PIRLS 2021) tregon se performanca e Kosovës në lexim është dukshëm nën mesataren ndërkombëtare” – thuhet në Raport.

Sipas Raportit të Progresit, Kosova numëron rreth 21 inspektorë të Arsimit, e të cilët nuk i konsideron të mjaftueshëm për të kryer vlerësimin pedagogjik të mijëra mësimdhënësve.

“Aktualisht janë rreth 21 inspektorë të Arsimit me ekspertizë në vlerësim pedagogjik, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer vlerësimin e performancës të mbi 23,000 mësimdhënësve përveç roleve dhe përgjegjësive tjera. Ky është një faktor kyq që kontribon në vonesat e zbatimit të mekanizmave të vlerësimit të cilësisë, duke minuar rrjedhimisht zbatimin efektiv të politikave/reformave tjera” – është theksuar në Raportin e Progresit.

Tutje, në Raportin e Progresit flitet edhe për numrin e nxënësve të regjistruar në nivelin parashkollor, fillor dhe atë në shkollat e mesme të larta.

“Sa i përket regjistrimit dhe pjesëmarrjes së popullsisë nxënës dhe studentë, një trend i përgjithshëm i rënies së shkallës bruto të regjistrimit është regjistruar në nivelet e edukimit të hershëm (parashkollor dhe fillor), ndërsa trendi është pak në rritje në shkollat e mesme të larta” – shkruan në Raport

Ndërkaq, KALLXO.com ka raportuar  më 29.07.2024 për disa statistika të marra nga Ministria e Arsimit, të cilat tregojnë se më pak nxënës i janë nënshtruar provimit të Maturës shtetërore në Kosovë më 2024 sesa në vitin 2007.

Statistikat tregojnë se më 2007 provimin e Maturës e mbajtën 18,819 nxënës, ndërsa më 2024 – 18,285 nxënës, që i bie 534 nxënës më pak.

Në anën tjetër, fëmijët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian janë në një rrezik të lartë të braktisjes së edukimit të detyrueshëm, sipas Raportit të Progresit.

“Qendrat mësimore nuk janë ende të institucionalizuara. Për më tepër, disa qendra duke u mbështetur nga mbështëtja financiare e jashtme dhe ofrojnë mbështetje shtesë arsimore dhe psikosociale te fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian janë mbyllur. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në koordinim me drejtoritë komunale të Arsimit ka nevojë t’i sigurojë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për t’i mbështetur këto qendra” – thuhet në Raport

Më tej, Raporti thekson se duhet të bëhen përpjekje shtesë gjithashtu për të përmirësuar qasjen në hapësirat publike dhe transportin për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me dëmtime fizike.

Më 15.10.2024, organizata joqeveritare Internews Kosova ka lansuar raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim”. Raporti në fjalë është produkt i monitorimit dhe hulumtimit gjashtëmujor me vizita direkte në 27 institucione publike, pesë komuna dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me fokus qasjen e kategorive të margjinalizuara të shoqërisë në hapësira publike dhe respektimin e ligjit nga institucionet në fokus.

Raporti i Internews Kosova është i dyti i këtij lloji që ofron rekomandime konkrete për zbatimin e politikave kundër diskriminimit në institucione

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy