Kusari-Lila takon ambasadorin austriak: Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian

by Nexhat

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.

Në takim është diskutuar pos tjerave edhe për zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur Kusari-Lila përmes një postimi në “X”.

banner

“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma. Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy