Ministria e Infrastrukturës ka dhënë një tender tjetër për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës.
Ky tender, në vlerë prej 173 mijë e 140 euro, është dhënë për punë shtesë që kanë dalë në këtë rrugë dhe përmes procedurës së negociuar,
Punët shtesë do t’i kryejë konsorciumi i njëjtë që e ka fituar tendering 1.7 milionë euro për zgjerimin e kësaj rruge, “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”.
Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, afati kohor për të përfunduar këto punë shtesë është 110 ditë.
Kontrata është nënshkruar dje.