Abdixhiku: Serbia e dëshiron një Kosovë të izoluar dhe të dobët, Kurti po ia ofron këtë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia e do një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht.

Sipas Abdixhikut, një Kosovë të dobët dhe të izoluar, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.

banner

“Serbia e do një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.

Ai ka përmendur edhe çështjen e sanksionimit të Kosovës nga aleatët.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka renditur edhe marrëveshjet që ka bërë Serbia me aleatët e Kosovës.

“Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën. Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhiku, Kosova ka sanksione dhe ka mungesë të njohjeve e anëtarësimeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy