31 milionë euro në karburant, Murati thotë se “duhet të jetë ndonjë lëshim teknik” i ZKA-së

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati po insiston se është “i pavërtetë dhe i pasaktë” lajmi se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionë euro në karburant për vetura.

Duke i reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ai tha se “fakti” është se janë shpenzuar 10.47 milionë euro në karburant, edhe atë kryesisht nga Policia dhe FSK-ja.

banner

“Hykmete, Nëse duhet të të përgjigjem ashtu siç e ke shtruar pyetjen, ajo që po rren je ti, kur thua që janë shpenzuar 31 milionë euro naftë për vetura zyrtare (shih foton e dytë). Fakti i pakontestueshëm është se në vitin 2023 për qeverinë bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe komunat, karburant për vetura (dhe jo vetëm zyrtare, por kryesisht policia dhe FSK-ja) është shpenzuar 10.47 milionë euro”, shkroi Murati në Facebook.

Ministri tha se shifra prej 31 milionëve që e ka përmendur Zyra Kombëtare e Auditimit “duhet të jetë ndonjë lëshim teknik”.

“Për dallim prej teje, që se ke problem të baltosësh institucionet në kuadër të fushatës së pistë që po bëni, unë dua të besoj në integritetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe që shifra prej 31 milionë eurove, ose duhet të jetë ndonjë lëshim teknik, ose duhet të jetë përmbledhje e kategorisë së lëndëve djegëse, ku pastaj hyjnë edhe nafta për ngrohje apo drutë e zjarrit. Por nëse je aq e interesuar, mund edhe të kërkosh informata shtesë e sqarime nga ZKA. Si kryesuese e Komisionit Parlamentar që mbikëqyr këtë institucion, të takon”, shkroi Murati.

“31 milionë për karburante”,Hykmete Bajrami e quan Muratin manipulues: A po rren Zyra e Auditorit?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy