Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kanë marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Maqedonvci thotë se hy hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut,
“Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit. Vendosja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane si dhe për të ofruar mbështetje më të mirë dhe më të shpejtë për reagime emergjente dhe për operacione në rast të emergjencave civile”, thotë ai
Ministri po ashtu ka deklaruar se ku vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë.