Zyra e Auditimit “korrigjon” shpenzimet e Qeverisë prej 31 milionë euro për karburante

by Merita

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka thënë se paraqitja e shpenzimeve prej 31 milionë e 66 mijë euro për karburante për një vit kalendarik ka qenë gabim, dhe se të dhënat i përkasin vitit kalendarik 2022.

ZKA-ja përmes një sqarimi të cilin ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Financave Hekuran Murati, kryetarit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja si dhe kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, ka thënë se të dhënat kanë mbetur nga raporti vjetor i auditimit të vitit 2022.

banner

“Përmes kësaj Shkrese, ju sqaroj se në Raportin Vjetor të Auditimit për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të shtetit për vitin 2023, të Zyres Kombëtare të Auditimit, gjatë përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42, Mallra dhe shërbime, kanë mbetur të dhënat nga Raporti Vjetor i Auditimit 2022 (kjo mund të konfirmohet në raportin vjetor të auditimit 2022, faqe 45 Mallra dhe Shërbime, paragrafi 2)”, thuhet në dokument.

Në sqarimin e tyre është thënë se në paragrafin e dytë është bërë përshkrimi i zërave kryesor që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie.

“Të dhënat nuk përputhen me të dhënat nga Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, përkatësisht, shënimi 28, Mallra dhe Shërbime. Ju siguroj se ky gabim nuk ka pasur asnjë ndikim në raport për nga aspekti i auditimit”.

Pas pranimit të këtij dokumenti, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo është dëshmi e kapjes së institucioneve të pavarura.

“Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”.

“Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me që t’i modifikikojnë raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se këtë raport e kishte pasur shumë më herët si draft ministri i Financave Hekuran Murati.

Institucionet e Kosovës përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Kosovës, sipas raportit vjetor të auditimit për vitin 2023 kanë shpenzuar plotë 31 milionë e 66 mijë euro vetëm për karburante për 1 vit kalendarik.

Sipas një përllogaritjeje gjatë vitit 2023 institucionet kosovare në baza mujore kanë shpenzuar mbi 2.5 milionë euro vetëm për karburante.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy