Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion dhe kanë dorëzuar shuma të kosniderueshme të parave dhe dokumente identifikuese, që i kanë gjetur në rrugë dhe autobus.
Të dy rastet kanë ndodhur dje.
“Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur njё shumё tё parave ne rrugën “Eliot Engel”, ( tek shtёpia e mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar me datё 01.11.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, ftojmë personin i cili ka humbur paratё nё lokacionin e cekur mё lartё tё lajmërohet nё Stacionin Policor nё Pejё.
Qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur nё autobus nё te cilin punon, kuletën me para se bashku me dokumente identifikuese dhe njё kartel bankare, tё njëjtat i ka dorёzuar me datё 01.11.2024 nё Stacionin Policor nё Pejё, pas verifikimit tё dokumenteve ёshtё kontaktuar pronari dhe tё njëjtit pas procedurave iu janё kthyer paratё dhe dokumentet”, thuhet në raport