Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës është thirrur për të dëshmuar Shukri Buja. Avokati i Bujës, Taulant Hodaj në fjalën e tij, ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj klientit të tij, meqë Prokuroria Speciale e Hagës vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019,
Hodaj ka thënë se pavarësisht që kanë kaluar pesë vite, Prokuroria Speciale e Hagës s’ka nxjerrë asnjë aktakuzë ndaj Bujës, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë.
Avokati Hodaj ka thënë se Buja ka të drejtë që të mos japë dëshmi, meqë ato mund ta inkriminojnë.
“Klienti ka të drejtë të qëndrojë në heshtje. Në rastin aktual, sipas rregullit 43, janë pikërisht dispozitat që vlejnë për klientin tim. Z. Buja ka ende statusin e të dyshuarit. Ai s’duhet të detyrohet të japë dëshmi që mund ta inkriminojnë. Është e drejta e tij”, ka thënë avokati Hodaj.
Prokuroria Speciale ka insistuar se dëshmia duhet të merret duke theksuar respektimin e rregullave dhe garancive që jepen rreth dëshmisës. Gjyqtari i rastit më pas ka sqaruar rreth garancive që trupi gjykues mund të japë granci se s’mund të ketë inkriminim bazuar në dëshminë që Buja mund të japë.
Hodaj më pas ka kërkuar një pauzë për t’u konsultuar me klientin e tij Shukri Bujën rreth kësaj garancie të trupit gjykues