Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM.
Siç thuhet në njoftim ka apsur ndërhyrje të shpejtë të stafit të TV-Kosova B, që si rezultat janë realizuar sanimet e nevojshme brenda kohës optimale.
Më pas, në njoftim thuhet se është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit të TC-Kosova B, janë realizuar sanimet e nevojshme brenda kohës optimale. Pas sanimit, njësia është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14”, thuhet në njoftimin e KEK’ut.