Raportet Shqipëri – Serbi, Sinani: Do të duhej të ndikonin në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, e jo në përkeqësim

by informim

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë sot se pushteti i Aleksandat Vuçiqit është nacionalist, gjersa tha se relaksimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, e jo në përkeqësim.

Sinani në një postim në Facebook shkruan se Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shqiptare në rajon për interes të përgjithshëm.

banner

Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

Pushteti i Vuciqit është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evropian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim.

Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.

Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shiptare në rajon për interes të përgjithshëm

https://www.facebook.com/kryetare/posts/647290920774567?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy