Hoffenheimi i kosovarëve ka shënuar fitore në xhiron e nëntë të Bundesligës, në ndeshjen ndaj Schalkes.
Skuadra – në të cilën luajtën edhe Fisnik Asllani e Leon Avdullahu – e mposhti Schalken me shifrat prej 2-1.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Asllani shkëlqeu në këtë përballje, me një gol të shënuar.
Pos golit, ai e dhuroi edhe një asistim.
Asllani shënoi në minutën e 10-të, pas një gabimi të portierit Loris Karius – goli i tij i parë këtë sezon në Bundesliga.
Në minutën e 26-të, Asllani asistoi për Tim Lemperle, për 2-0.
Junior Adamu shënoi golin ngushëllues për Schalken në minutën e 81-të, e cila nuk arriti të bëjë më shumë në këtë përballje.
Në ndeshjen e sontme, nga fillimi luajti edhe mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, i cili po ashtu pati një paraqitje të mirë.
Hoffenheimi e ka edhe një kosovar, Albian Hajdarin, i cili mungoi shkaku i lëndimit.
Me këtë fitore, Hoffenheimi shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e nëntë, derisa Schalke mbetet e parafundit, me gjashtë pikë.

