27
Një person dyshohet se dje theri me thikë katër persona në Ferizaj.
Prokuroria në Ferizaj, në një përgjigje për T7, ka thënë se 59 vjeçari që u arrestua dje është liruar, ndërsa një person tjetër është arrestuar sot.
Prokuroria thotë se i dyshuari ka qenë i dënuar për vrasje të rëndë.
“Personi qe është arrestu mbrëmë si i dyshuar është liruar, ndërkohë sot Policia ka arrestuar F.I i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë, i njëjti ka qene i dënuar për vrasje të rëndë”, kanë thënë nga Prokuroria