SBASHK-u të pa njoftuar me kurrikulën për “Edukim seksual”, thonë se ministrja Nagavci i ka “larguar” nga të gjitha takimet

by Nexhat

Lënda “Edukimi Seksual” dhe kurrikula e shfaqur nga kjo lëndë për t’iu prezantuar e elaboruar nxënësve të mitur, është bërë temë debati para dy ditësh në seancën plenare të kuvendit mes deputetit Eman Rrahmani e Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani, e ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, se përmes kurrikulës së re në arsim, më saktësisht në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues, ka elemente ku cenohet roli i familjes.

banner

Deputeti Rrahmani tha se në atë kurrikulë mësimdhënësit “iu mësojnë fëmijëve nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta sesi kryejnë marrëdhënie seksuale në shtëpitë e tyre”.

Mirëpo, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i mohoi të njëjtat, derisa tha se deputeti Rrahamani po keqpërdorë foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këto ndryshime në kurrikulë të cilat u prezantuan nga ministrja e arsimit, duket se as Sindikatat e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) nuk është e njoftuar.

Për këtë lajmi.net, ka kontaktuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili tha se janë në pritje të një vendimi në lidhje me shumë vendime, për të parë nëse do të mbahet grevë.

Jasharaj tha se është zhvilluar takimi me anëtarësinë ku dhe kanë shpërndarë një deklaratë me shkrim, ku janë në pritje të një vendimi nga këshilli drejtues. Sipas tij ministria ua ka pamundësuar takimet prej shumë kohësh, duke i larguar nga Këshilli dhe si shkak ata s’po arrijnë as të diskutojnë me ministrinë as për këtë situatë e as për të tjerat.

“Jemi takuar me anëtarësinë dhe e kemi shpërndarë një deklarim me shkrim, jemi duke i mbledhur deklarimet dhe do të shohim dhe do të raportojmë te këshilli drejtues mes dy kongreseve vendi më i lartë dhe do shohim cili mund të jetë vendimi i këshillit drejtues dhe ashtu do veprojmë”, thotë Jasharaj

Tutje ai ka thënë se si kryetar i SBASHK-ut, së bashku me kryesinë e kanë për obligim statusor që të respektojë vendimet e marra nga këshilli drejtues.

Për këtë ai tha se në këtë mes janë përfaqësuesit që nga çerdhja, e deri tek universitetet që do të vendosin rreth grevës, duke shtuar se mbledhja do të mbahet në momentin e parë kur të kenë sinjale nga komisioni se deklarimet janë analizuar.

“Unë si kryetar me kryesinë e kemi obligim statutor që të respektojmë vendimet e shumicës pra vendimet që sillen nga këshilli drejtues, janë përfaqësuesit që nga çerdhet e deri në universitet. Këtë mbledhje do ta mbajmë në momentin e parë kur të kemi sinjale nga komisioni se kanë arritur të ketë deklarime dhe janë analizuar për atë se çfarë mendojnë anëtarësia”, shprehet ai.

Ai mes tjerash nuk e ka “mbyllur“ mundësinë se do të merren veprime sindikale nga këshilli drejtues.

“Pra çdo mundësi është e hapur për veprime sindikale por se cilat mund të jenë ato vendos këshilli drejtues”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj u pyet edhe rreth kurrikulës së re nëpër shkolla ku është futur lënda “Edukimi Seksual”, gjë për të cilën tha se është tejet i shqetësuar me këtë vendim.

Sipas tij kjo korrikul nuk i është prezantuar asnjëherë.

“Jo për besë, dhe t’ju them të vërtetën e kam përcjellë me vëmendje punën e parlamentit më shumë shkaku i buxhetit, ligji i i buxhetit dhe jam shqetësuar shumë, nuk e kam pa t’ju them drejtën nuk e kam parë asnjëherë atë kurrikul si të tillë “, ka thënë ai.

Ndryshe ai tha se më tepër është shqetësuar nga ajo që tha dje në kuvend deputeti i pavarur Eman Rrahani pasi sipas tij nëse deklarata e tij është e vërtetë është një “tmerr”.

“Më ka shqetësuar tepër shumë ajo që tha deputeti Rrahmani sepse nëse vërtetë është ashtu është tmerr”.

Jasharaj u shpreh se thuajse tash e dy vite nuk kanë pasur takim me ministren Nagavci, madje siç thotë ai Nagavci ka nxjerrë një udhëzim të ri  të përjashtuar në vendin e garantuar të SBASHK-ut, ku do të mund të votohej për kurrikulën, licencat dhe çështjet tjera.

“Ne nuk kemi pas asnjëherë, thuajse ka dy vite që nuk kemi as takime madje as në këshillin shtetëror të licencimit si  përfaqësues dhe Zonja Nagavci ka nxjerrë  një udhëzim të ri të përjashtuar në vendin e garantuar të SBASH-ut në këshillin shtetëror të licencimit ku do të votohej për kurrikulën, për licencat për të gjitha çështjet e tjera”, thotë tutje ai

Ndërkaq sipas tij Nagavci ka shfrytëzuar çdo mundësi të vetën për t’i shpallur “luftë” SBASHK-ut.

“Zonja Nagavci me çdo mundësi të vetën ka bërë luftë kundër SBASHK-ut”, ka thënë Jasharaj. theksoi ai.

E kjo kurrikulë e “Edukimit seksual” në shkolla gjithashtu shfaq edhe aktivitetet që duhet t’i zhvillojnë nxënësit. Aty madje thuhet se ata duhet të zgjedhin dikë, e në mënyrë që symbyllur t’i “prekin” trupin njëri-tjetrit për t’i identifikuar organet. Ky aktivitet e shumë të tjera kanë nxitu debat shumë të madh në opinion, e reagime nga prindërit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy