E ardhmja e Theo Hernández në Milan është bërë e pasigurt, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e shtypit italian.
Qëndrimi i fundit i mbrojtësit të majtë ka gjeneruar kritika si nga trajneri Paulo Fonseca ashtu edhe nga mediat, të cilët e shohin me shqetësim paraqitjen e tij këtë sezon.
Për dallim nga sezonet e kaluara, kapiteni i Milanit këtë edicion nuk është më një futbollist i paprakeshëm dhe në disa ndeshje e ka parë vetën në bankën rezervë.
Fonseca ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke treguar mungesën e agresivitetit të Theos dhe performancën e përgjithshme të linjës mbrojtëse.
Trajneri portugez nuk e fsheh se i konsideron ndryshimet e mundshme në formacion për të zgjidhur mangësitë e skuadrës në mbrojtje, të cilat kanë qenë të dukshme.
Situata e mbrojtësit francez është e komplikuar edhe për faktin se ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Rossonerët dhe mund të ketë largim të tij në janar dhe më së largu në verë.
Bayern Munich dhe Paris Saint Germain po e monitorojnë situatën e francezit dhe janë gati të ndërhyjnë për transferimin e tij.