Një tjetër goditje për Fodën, Kosovës i lëndohet edhe një lojtar i rëndësishëm

by Nexhat

Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Kombëtaren e Kosovës, më saktësisht në aspektin e lëndimeve.

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Donat Rrudhani nuk do të mundë të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për ndeshjet e nëntorit pas lëndimit që e pësoi në stërvitjen e djeshme.

banner

Atij iu bënë ekzaminimet mjekësore dhe më pas u lirua nga grumbullimi.

Rrudhani është lojtari i gjashtë që do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet me Rumaninë e me Lituaninë pas Milot Rashicës, Bersant Celinës, Leart Paqaradës, Ermal Krasniqit e Emir Sahitit

Pas Paqaradës, Foda mbetet edhe pa mbrojtësin tjetër të majtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy