20
Anglia ka triumfuar 3-0 përballë Greqisë në duelin e zhvilluar në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Ollie Watkins kaloi Tre Luanët në epërsi me një asistim të Noni Maduekes
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Odysseas Vlachodimos ndihmoi Anglinë në minutën e 78-të, kur realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.
Fitoren e anglezëve e vulosi Curtis Jones, kur shënoi për 3-0 në minutën e 83-të.
Anglia rimerr kreun me 12 pikë, aq sa ka edhe Greqia, Irlanda me gjashtë dhe Finlanda ende pa pikë