Italia ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Belgjika në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.
Azzurët ishin më të mirë në këtë takim, duke dominuar për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Në minutën e 11-të, Sandro Tonali kaloi italianët në epërsi, kur u asistua nga Giovanni di Lorezno.
Edhe Belgjika pati rastet e saja, por që Romelu Lukaku shpërdoroi disa mundësi të arta
Befasia e kësaj mbrëmje, në grup së bashku me belgët dhe italianët ishte Franca, që nuk ia doli të fitonte ndaj Izraelit, me ndeshjen që përfundoi pa gola.
Duke luajtur në stadiumin “Stade de France”, Gjelat u dashtë të kënaqeshin me një pikë përballë një kundërshtari dukshëm më të dobët.
Francezët kishin mbi 20 goditje në drejtim të portës, por që asnjëra prej tyre nuk arriti të mposhte Izraelin
Italia është lidere në Ligën A, Grupi 2 me 13 pikë, Franca me dhjetë, Belgjika me katër dhe Izraeli me një.