Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka vazhduar serinë fitoreve në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mundur sonte përfaqësuesen e Letonisë me rezultat minimal 1-0,
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë dhe kështu në mënyrën më të mirë të mundshme ka siguruar vendin e parë në grup dhe ka kaluar në divizionin B.
Triumfi i sotëm në ndeshjen e luajtur në arenën “Todor Proeski” ndaj Letonisë me 1:0, erdhi me golin e Nikolla Serafimovit në minutën e 58-të. Maqedonia e Veriut ia arriti qëllimin për të cilin hyri në këtë fushatë
Në këtë ndeshje nga futbollistët shqiptar ndeshjen e nisën nga fillimi dhe e mbaruan deri në fund, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe kapiteni Enis Bardhi, ndërsa nga minuta e 24 Lirim Qamili zëvendësoi Elif Elmasin. Në stol mbeti Sefer Emini, i cili nuk mori minuta nga përzgjedhësi Milevski.
Pas kësaj fitore Maqedonia e Veriut ka grumbulluar 13 pikë në grup, Ishujt Faroe kanë gjashtë ndërsa Armenia dhe Letonia nga katër.
Ndeshjen e radhës përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e luan me 17 nëntor në Shkup, në arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 15:00, ndërsa për kundërshtar do të kemi Ishujt Faroe.