Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

by Nexhat

(E plotësuar, 22:56) Ndeshja Rumani – Kosovë nuk është mbyllur nga gjyqtari të premten në Bukuresht.

Ndeshja është ndërprerë në çastet e fundit dhe nuk dihet kur pritet të rifillojë. Kjo ka ndodhur pas një incidenti, të cilit i kanë paraprirë një kacafytje e Rrahmanit me Alibec dhe një thirrje e tifozëve rumunë “Serbia,Serbia”. 

banner

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse, duke krijuar më shumë raste se Rumania, por ku gola nuk ka pasur. 

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka dominuar, por konkretizimi ka munguar.

Në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Jashari ka testuar portierin rumun me një goditje të fuqishme, por ky i fundit e ka ndalur topin.

Rasti më i mirë i pjesës së parë ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë, kur Zhegrova ka provuar të shënojë nga afër, por është bllokuar nga mbrojtja rumune. Topi i kthyer ka përfunduar te Muriqi, i cili ka goditur me forcë, por sërish portieri vendas ka qenë i pakalueshëm. Rumania e ka patur një shans të artë në minutën e dyzetë, kur Stanciu e ka goditur shtyllën.

Në pjesën e dytë, Kosova ka vazhduar ta kërkojë golin. Në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, Vojvoda ka gjuajtur fuqishëm, por portieri Nita ka bërë një pritje vendimtare.

Pesë minuta më vonë, Asllani ka provuar nga distanca, por goditja ka përfunduar mbi portë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Qipro e ka mposhtur Lituaninë me rezultat 2-1.

Pas ndeshjeve të sontme, Grupi 2 kryesohet nga Rumania me trembëdhjetë pikë, e ndjekur nga Kosova me dhjetë pikë. Qipro është në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Lituania mbetet pa pikë në fund të tabelës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy