PRIZREN/Gjueti e paligjshme, Policia ndalon pesë persona

by Nexhat

Policia ka njoftuar se janë sekuestruar 7 armë në Prizren tek personat që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Gjueti e kundërligjshme”.

3 prej armëve kanë qenë pa leje.

banner

Policia ka sekuestruar edhe 4 radiomarrës dhe municion.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve  dhe  janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Njoftimi i plotë:

Gjueti e kundërligjshme dhe armë mbajtje pa leje, sekuestrohen 7 armë në Prizren

Prizren, 17 Nëntor 2024

Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie.

Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi .

Lidhur me këtë me datën 17.11.2024, në orët e hershme të mëngjesit, Stacioni Policor Prizren veri ka zbatuar një plan operative me qëllim të parandalimit të veprave të tillë . Gjatë zbatimit të planit operativë hetuesit dhe policët e patrullës të Stacionit Policor Prizren Veri kanë arritur i ti ndalojnë  5 persona  dhe janë sekuestruar 7 (shtatë )  armë  3 (tre) nga ato pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 (katër) radio marrës dhe municioni përkatës.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve  dhe  janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy