Gazzetta dello Sport ka shkruar mëngjesin e sotëm për pakënaqësinë e Juventusit ndaj përzgjedhësit holandez Ronald Koeman për veprimin e tij në ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.
Koeman përdori yllin e Juventusit, Teun Koopmeiners për të gjithë 90 minutat në ndeshjen kundër BeH dhe kështu vuri alarmin në klubin torinez përpara një prej derbit më të madh në futbollin evropian kundër Milanit
Nga ana tjetër, Koeman ka pushuar në të njëjtin formacion yllin e Milanit, Tijjani Reijnders, dhe për këtë arsye tifozët e Holandës e kanë kritikuar në rrjetet sociale, ndërsa edhe faqet kushtuar Juventusit ishin kriktike.
Te gjigantët torinezë besojnë se ndeshja ishte pothuajse si miqësore dhe se nuk i duhej të detyronte Koopmeiners të luante 90 minuta, pasi ai sapo është rikuperuar nga një dëmtim në brinjë e thyer.
Gjithashtu, Zonja e Vjetër ka probleme të tmerrshme me lëndime, ndaj rrezikohet edhe statusi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm para derbit.
Prandaj, siç raporton Gazzetta dello Sport, Juventus vendosi për një lëvizje krejtësisht atipike. Menaxheri i ekipit Matteo Fabris mori një fluturim privat që do të kthejë menjëherë Teun Koopmeiners në Torino dhe të njëjtën gjë e bëri edhe me Kenan Yildiz, i cili luajti për Turqinë ndaj Malit të Zi
Juventus dëshiron të bëjë gjithçka në mënyrë që të ketë yjet e tyre në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur përpara ndeshjes kundër Milanit, e cila mund të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të sezonit për të dyja skuadrat.
Derbi mes Milanit dhe Juventusit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në “San Siro”.