Kica-Xhelili përshëndet një pjesë të fjalimit të Osmanit: Këtë LDK-ja e ka thënë vazhdimisht

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e ka përshëndetur një pjesë të fjalimit të presidentes Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Kosovës.

“Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë.”, tha presidentja duke iu referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve

banner

Për Kica-Xhelilin, këtë LDK-ja e ka thënë vazhdimisht.

“Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, shkroi Kica-Xhelili.

E Osmani sot në Kuvend tha se nëse Serbia nuk e zbaton pjesën e saj, Kosova do të duhej të diskutonte me aleatët që të zbatonte vetëm pjesën e vet, në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare.

“Ajo çfarë kam thënë është që 1. zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe 2. Si alternativë, si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes (gjë që unë besoj se nuk do ta bëjë, edhe nëse e nënshkruan), atëherë ne do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, garancitë e sigurisë nëpërmjet BSA-së, si dhe mbështetje për njohje të reja. Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, deklaroi Osmani në Kuvend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy