Lampard gjen punë pas 18 muajsh, emërohet si trajner i ekipit nga Championship

by Nexhat

Trajneri anglez i futbollit dhe ish-ylli i futbollit anglez, 46-vjeçari Frank Lampard ka gjetur një punë të re pas 18 muajsh.

Lampard është emëruar në stolin e skuadrës Coventry City si pasues i Mark Robins, i cili u shkarkua pas tetë vitesh në stol

banner

“Një kapitull i ri në Coventry. Mirë se erdhe, Frank”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.

Coventry City është vetëm në vendin e 17-të në Championship, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.

Lampard, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Coventry, ka qenë pa punë për 18 muaj pasi u largua nga Chelsea në fund të sezonit 2022/2023

Është interesante se Lampard e filloi karrierën e tij si trajner në Championship në vitin 2018 kur drejtoi Derby County.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy