Kombëtarja e Kosovës ka arritur pozitën më të lartë në histori të saj në ranglistën e re të publikuar sot (e enjte) nga FIFA.
FIFA ka publikuar tashmë ranglistën e përditësuar të ekipeve kombëtare pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë pauzës ndërkombëtare
Argjentina vazhdon të mbajë primatin si kombëtarja me pozitën më të mirë, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili që mbyll top pesëshen.
Portugalia është ngjitur në pozitën e gjashtë, Holanda në të shtatën, Belgjika ka rënë në vendin e tetë, Italia ka mbetur e nënta, teksa Gjermania ka hyrë në dhjetëshe.
Megjithatë, vëmendja është te Kombëtarja e Kosovës, e cila në ranglistën më të re të FIFA-s ka marrë pozitën më të mirë në histori.
Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tashmë renditet në vendin e 99-të me 1219.82 pikë pas humbjes nga Rumania dhe fitores nga Lituania.
Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e 65-të me 1375.57 pikë të tubuara pas humbjes nga Ukraina dhe barazimit me Çekinë