50
Policia ka nisur t’i hetojë tri raste të vdekjes të ndodhura gjatë së hënës në Kosovë. Siç është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë të hënën një rast është regjistruar në Gllogoc, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Një rast tjetër është shënuar në fshatin Nerodime e Epërme në Ferizaj, ku një person është gjetur i vdekur. Po ashtu në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj një grua ka raportuar në Polici se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj.
Me vendim të prokurorëve, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.