Pacolli: U bë lamë “Darka e Lamës”, s’dihet as kush ha e kush paguan – por në fund fatura taksapaguesit

by Nexhat

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për darkën e shtruar mbrëmë nga ministri Faton Peci, i cili e quajti atë Darka e Lamës – një festë tradicionale që është organizuar për herë të parë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe ishte pasuar edhe nga presidentët tjerë.

Këtë e ka vërë në dukje edhe Pacolli, ndërsa për darkën e shtruar nga Ministria e Bujqësisë ai tha se u bë për njerëz të privilegjuar e larg syrit të mediave.

banner

“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave”.

Pacolli tha se derisa nuk dihet se kush ha e pi, dihet se kush paguan.

“Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”.

Darka e shtruar nga ministri Peci nxiti edhe reagimin e Presidencës, e cila përkujtoi se Darka e Lamës shtrohet nën patronatin e Presidentes dhe se ajo e sivjetmja u shtrua në tetor nga SOS fshatin nga Vjosa Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy