Sveçla thotë se gjatë bastisjes në Veri janë gjetur uniforma me simbole amerikane dhe britanike: Skenar ogurzi për sulm e për t’i fajësuar tjerët

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për gjetjen e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe uniformash gjatë basisjes së zhvilluar në një ahur në veri të vendit.

Sveçla pohon se “përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”.

banner

Andaj ai thotë se “çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”.

Pamjet:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy