“Kurti ka negociuar me Serbinë, pa të tjerët” – Kujtim Shala thotë se Kurti dëmtoi raportet me aleatët

by Nexhat

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike të Kosovës(LDK), thotë se kryeministri Albin Kurti i ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarët.

Shala në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti ka negociuar me Serbinë, por pa të tjerët.

banner

“Çështja e parë nuk kemi si ta rikthejmë atë që e kemi, as s’kemi dëmtuar as nuk kemi zhbë asnjë raport ne, i kemi ruajtur. Duhet të rikthejmë raportet që kemi pasur në procesin politik historik të çlirimit dhe ndërtimit të vendit. Në disa pika janë zhbërë në tërësi, në disa pika janë dëmtuar. Kurti ka negociuar pikërisht me Serbinë, pa të tjerët dhe i ka kthyer në pretekste.

Bashkëpunimin që është thelbi i raportit, ai e ka interpretuar si përçmim, përulje, nënshtrim dhe ka marrë përsipër të ndërtojë një proces të ri, siç e tregon edhe marrëveshja e tij, pra marrëveshja bazike që dmth themelore pra nuk ekziston asgjë dhe unë themeloj diçka. Pa historinë e procesit dhe pa garantuesit e procesit”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy