Fadil Fazliu është paraqitur sot për herë të parë para turpit gjykues në Hagë.
Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë ndaj tij
“Deklarohem i pafajshëm. Kam biseduar me avokatin një orë e diçka po unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm”, tha Fazliu
Avokati i Fadil Fazliut, Michiel Pestman tha se ai dhe klienti i tij do të marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit. Ndërsa, prokurori parashtroi se do të jenë ë gatshëm për këtë seancë dhe po ashtu edhe ata do të jenë të pranishëm fizikisht
Konferenca për ecurinë e çështjes u diskutua që të jetë 17 dhjetori 2024, duke filluar nga ora 14:00.
Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga
Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.
Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë e cila pritet të mbahet të hënën me 9 nëntor