U vra sot me thikë në mes të Athinës, vëllai i tij humbi jetën në të njëjtën mënyrë në Gjermani 4 vite më parë. Vdekja tragjike e 2 të rinjve nga Delvina

by informim

Një i ri 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vrarë me thikë në qendrën e kryeqytetit grek të Athinës disa orë pas mesnatës së djeshme.

Mësohet se 23-vjeçari Koço Myftari është transportuar në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit, por pa mundur të shpëtojë.

banner

Raportohet se ai u dërgua në spital nga miqtë e tij, të cilët më pas janë shoqëruar nga policia për të dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes.

Gjatë dëshmisë ata kanë identifikuar për autoritetet një person që besohet se ka vrarë 23-vjeçarin me thikë.

Në vitin 2019, Myftari kishte humbur të vëllanë, Ridjan Myftari, pas një konflikti mes emigrantësh në Gjermani, ku një shtetas afrikan e qëlloi me thikë.

23-vjeçari që mbeti viktimë mbrëmë, i kishte dedikuar disa rreshta vëllait pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit duke thënë se ëndrrat e të vëllait tashmë i përkisnin atij, ndër të tjera.

“Ti ike udhës së pafundme, e tashmë vjen veç si vegim Ti nuk je as dhimbje as hidhërim sepse me një ëngjëll jo këto nuk kanë krahasim. Doja të thoja shkatërrim, por përsëri e përsëri asgjë nuk të zëvendëson dot o Ridi im. Dua të them diçka e diçka tjetër, por nuk mjaftojnë laps e një letër. E sikur njëmijë libra të shkruaj, nuk mund ta them dot sesa vuaj, Veç dije diçka o vëlla, se ëndrrat e tua tani më përkasin mua”, shprehej Koço Myftari për të vëllanë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy