Maliqi publikon disa të dhëna nga një sondazh i RCC: Kosovarët, më shumë sesa të gjithë të tjerët në rajon u besojnë mediave tradicionale vendase

by Nexhat

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi i është referuar një sondazhi të ri rajonal të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që e vendos Kosovën në vendin e parë në rajon sa i përket besimit të qytetarëve në media.

Ai publikoi në Facebook të dhënat që tregojnë se në Kosovë, më shumë sesa kudo në Ballkanin Perëndimor, qytetarët besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale.

banner

“E shkëputa këtë të dhënë nga sondazhi i ri rajonal i RCC. Besimi i qytetarëve në media në rajon është shumë i ulët. Por vlen të theksohet si pozitive se në Kosovë megjithatë përqindja e atyre që besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale është më e larta në rajon (42%). Shqipëria e ka përqindjen më të lartë të perceptimit të anshmërisë (64%). Ndërsa Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi prijnë për nga perceptimet e dezinformimit (30-32%)”, shkroi Maliqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy