22
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë që ata po duan të krijojnë perspektivë për zhvillim dhe jo mbijetesë.
“S’e kemi në plan me i prekë ato. E kemi në plan me i punësu njerëzit”, ka thënë Rukiqi në Rubikon të Klan Kosovës.
“E kemi në plan jo me i lanë njerëzit në mbijetesë por me iu dhanë zhvillim”.
“Ajo që ne dojmë me e kriju është perspektivë zhvillimi, jo perspektivë mbijetese”.
“Ky do me i lanë njerëzit në mbijetesë, se në mbijetesë nënshtrohen ma lehtë”.